Trajneri i Wolsburg, Glasner komentoi fitoren 0-4 të ”ujqërve” në Shqipëri ndaj Kukësit. Tekniku austriak u shpreh i lumtur për triumfin, ndërkohë që foli edhe për lojtarë të veçantë. Sa i përket Arnold, ai pohon se ekzaminimet do kryhen më vonë.
”Ne jemi të kënaqur me rezultatin. Patëm fat te disa gola, apo te penalltia. Jemi të lumtur që shkojmë në shtëpi me këtë rezultat.
Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur zëvëndësohet. Dëmtimi i Arnold? I rëndësishëm për ne, vrapoi shumë. Nuk e di ende probemin që ka. Do ta shikojmë më tej se si do shikojnë gjërat ” – Pohon ai.