Është mbyllur 1-1 ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, zhvilluar në 20:45 në Air Albania. Të kuqtë kanë shënuar të parët me Melon ë të 76 minutë, ndërsa vetëm në sekondat e fundit Ernest Muçi ka shpëtuar fytyrën e bardhebluve, duke mbajtur të tijtë te rezultatet positive, duke mos lejuar që ndjekësit të afrohen më shumë.
Ndeshja ka qenë e fortë në mesfushë dhe me raste të shumta, ndërsa Partizani kishte një ekip të cunguar edhe prej lojtarëve të karantinuar pas testimit pozitiv me Covid-19. Tirana merr një pikë me vlerë dhe pret nesër rezultatin e rivalëve të Kukësit. Partizani zhvilloi për 90 minuta një ndeshje karakteri. Për Gol pas Goli, lojtari Idi Batha I bardhebluve u shpreh:
Tiranë jo brilante, ç’ndodh? Ekipi është futur në një ngërç, pasi është presioni I vendit të parë. Nuk është shumë e rëndësishme që të kënaqim sytë e njerëzve sepse na duhen pikët pasi këto ndeshje kanë mbetur. Mendoj se një pikë sot ishte si fitore, pasi dihet se Kukësi është në avantazh pasi na ka mundur. Një pikë sot është si fitore, pasi jemi në rrugën e duhur.
Nuk e di si duket nga jashtë, por ekipi nuk u duk I lodhur. Dominuam ndeshjen dhe ishim në kontroll të topit. E Mbajtëm Partizanin në fushën e vet. Jemi të ndërgjegjshëm për forcën që kemi. Pak eksperienca e lojtarëve që nuk e kanë provuar titullin mendoj se duket kështu.
A ka Tirana plan B për t’I zgjidhur ndeshjet? Nuk mendoj se loja jonë është bërë e lexueshme. Mendoj se është normale që pas virusit të kemi lodhje dhe ekipi të luajë sin ë mes të kampionatit. E rëndësishme është t’I marrim pikët dhe me lojë të shëmtuar.