Armando Broja ishte heroi I Shqipërisë ditën e djeshme në fitoren 0-1 në transfertë ndaj Hungarisë. Sulmuesi kuqezi u fut në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm në minutën e 80-të duke I dhënë 3 pikë Kombëtares dhe duke mbajtur gjallë shpresat për në “Play Off” e Kupës së Botës.
“Jehona” e golit të Brojtës ka arritur deri te Chelsea. Skuadra londineze që ka në pronësi kartonin e lojtarit ka bërë një reagim për lojtarët e saj që kanë luajtur në kualifikueset e Kupës së Botës e mes tyre ishte edhe Broja që këtë sezon është huazuar te Southampton.
Postimi i Chelsea:
“Shënoi për t’i dhënë Shqipërisë fitoren 1-0 në Hungari, Armando Broja, aktualisht i huazuar tek skuadra e Sauthempton, u aktivizua në pjesën e dytë dhe bëri mjaft mirë duke krijuar hapësirë për veten në zonë dhe u shmang mbrojtësve para se të hynte në këndin e poshtëm në 10 minutat e mbetura të sfidës.
Ky ishte goli i tretë i 20-vjeçarit për Kombëtaren e madhe të Shqipërisë në paraqitjen e tij të nëntë.”