Elis Bakaj është duke kaluar një formë të mirë sportive, teksa ka gjetur veten te skuadra bjelloruse e Shakhtjor Soligorskit. Në 29 takime në këtë sezon, Bakaj ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet. Shqiptari është pika kryesore në sulmin e ekipit të tij, duke udhëhequr fazën ofensive edhe në Ligën e Europës.
Forma e mirë e tiranasit nuk ka mbetur pa u vënë re as nga kryesuesit dhe kampionët e Dinamo Brest në Bjellorusi. Ekipi kampion i vendit është venë pas 32 vjeçarit, duke e kërkuar me ngul në skuadër. Ende nuki ka asgjë zyrtare, por Elis Bakaj e përfundon kontratën me ekipin aktual pas disa javësh dhe një lëvizje e tillë nuk është e pamundur. Në Brest atë do e prisnin krahëhapur, duke ditur se ai mund të përshtatet në të gjitha rolet e sulmit. Shahtjor dhe Dinamo kanë afro një muaj që diskutojnë për një marrëveshje, me Bakaj-n që do rritej ndjeshëm në pagesën e tij.