Interi ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri. Shumica e lojtarëve ndodhen ende me pushime pasi kanë luajtur në EURO 2020, ndërsa pjesa tjetër është vënë nën urdhërat e Inzaghit. Te Interi janë në pritje edhe të Eriksen, mesfushorit danez që pësoi arreskt kardiak disa javë më parë me Kombëtaren.
Lojtari do të mbërrijë në Milano në mesin e javës së ardhshme dhe do të kryejë vizitat mjekësore për të parë nëse do të jetë në gjendje të luajë sërish futboll në Itali apo jo. Eriksen bëri një ndërhyrje duke vendosur një simbulues zemre në mënyrë që të mos ketë sërish probleme, por në Itali kanë rregulla të forta për të tilla probleme dhe ngelet për t’u parë nësë mesfushori do të luajë sërisj.