Kategoria e Parë e futbollit do të përmbyllë këtë javë me dy ndeshje interesante për titull. Play-off i grupit B dhuron emocione, ndërsa në Lushnjë luhet ndeshja mes vendasve dhe Apolonisë kryesuese (17:30). Ekipi i Artan Mërgjyshit do kërkojë të mbajë distancën me pesë pikë, ndërsa lagunarët kërkojnë të afrohen për të blinduar vendin e dytë që të çon në ndeshjen shtesë për një vend në Superligë.
Sot zhvillohet në Pogradec edhe ndeshja mes vendasve dhe Besës, e vlefshme po për play-off. Të dyja ekipet kërkojnë të përfitojnë nga derbi i Myzeqesë, duke shpresuar edhe në ndeshjet pasardhëse. Dueli starton në 17:30, me liqenorët që shihen më të favorizuar edhe pse luajnë në shtëpi.
Kategoria e Parë, grupi B, 17:30
Lushnja – Apolonia
Pogradeci – Besa