Teuta perfekte ndaj Bylisit. Durrsakët mposhtin 4-0 ballshiotët në “Niko Dovana” dhe marrin kështu vendin e parë në Superligë. Ndeshja nisi mirë për vendasit që gjetën golin që në minutën e 15-të me Aleksin, ndërsa Bylis kishte shansin e artë për të barazuar me Antoni në fund pjesës së parë, por sulmuesi gaboi I vetëm me Frashërin. Në pjesën e dytë, Teuta gjeti edhe golin e dytë falë një devijimi të portierit Qirkon në portën e ti.
Pak minuta më vonë, Bregu kishte mundësinë për të shënuar golin e 3-të, por nga 11 metra u ndal nga portieri i Bylisit. Në minutën 74-të, Lorenco Vila shënoi golin e 3-të, ndërsa në fund, Bregu vulosi përfundimisht ndeshjen në 4-0. Me këtë fitore, Teuta merr kreun e Superligës me 59 pikë, ndërsa Bylis në vendin e 9-të me 30 pikë. Në fund të ndeshjes për Gol pas Goli, trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh:
Fitorja 4-0 dhe vendi i parë? “Ne e kemi filluar këtë kampionat për të fituar titullin pavarësisht ecurisë që nuk e kemi pasur. Kemi pësuar 3 humbje gjithë sezonin edhe shumë barazimi, por kemi qenë të vetëdijshëm te potenciali jonë dhe do të vazhdojmë kështu.
Çdo ndeshje ndryshon nga tjetra. Vuajtëm pak gjatë ndeshjes, por ajo që më gëzon sot janë golat e shënuar dhe besimi që lojtarët kanë pasi ana psikologjike është më e rëndësishmja në këto momente.
Java që vjen është e rëndësishme pasi kemi një ndeshje të vështirë ndaj Kastriotit, ndërsa Partizani ndaj Tiranës. Kjo javë është deçizive, por shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund. Vllaznia ka bërë një sezon të mirë dhe duhet dhënë dora trajnerit, por humbja nga Kukësi dje sikur e ka zbehur pak dhe ka një ndeshje të vështirë në Ballsh.
Edhe në ndeshjet e tjera kemi humbur shumë raste, por unë nuk I kam fajsuar sulmuesit pasi fitojmë të gjithë dhe humbasim të gjithë. Është mëkat të diskutoj se I kujt është faji kur duhen edhe 4 javë nga fundit”.
Çfarë iu ka thënë presidenti? “Premio është mjaft e mirë, por në këto momente leku nuk të bën të lumtur. Premio për ne është në plan të dytë. Presioni? Normalisht që presioni ndihet se po ta shikosh në ndeshje të veçanta kemi bërë gabime pa fund që nuk është normale për një skuadër për ne. Eksperienca e lojtarëve që kemi më bën të besoj që do t’ia dalim deri në fund.