Java e 5-të e Superligës regjistroi 13 gola në 5 takime.
Një numër i lartë, sidomos duke e krahasuar me një javë më parë, ku në 5 sfida u realizua vetëm një gol.
Për t’u veçuar është fakti se përveç Salihit, Xhejmsit dhe Pejiçit që konfirmohen si golashënues në skuadrat e tyre, ka ardhur më në fund çlirimi për tre sulmues të skuadrave të tjera të kampionatit.
Ifeani Edeh i Tiranës, Sebino Plaku i Korabit dhe Nazmi Gripshi i Teutës kanë gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon.