Federata shqiptare e Futbollit ka bërë me dije programin e javës së gjashtë të Kategorisë së Parë.
Dy sfidat e para do të luhen të premten, teksa Naftëtari do të presë Ilirinë ndërsa Bylisi do të përballet me Pogradecin.
E shtuna na ofron super sfidën mes Tomorit dhe Tiranës që do të transmetohet drejtpërdrejtë në valët e Radio Televizionit Shqiptar. Ja axhenda e plotë:
Kategoria e Parë – Java 6
Grupi A
E shtunë, më 28 tetor
Besëlidhja – Vllaznia B Ora 14:30
Besa – Egnatia 14:30
Erzeni – Burreli 14:30
Tërbuni – Korabi 14:30
E diel, më 29 tetor
Dinamo – Kastrioti 14:00 (RTSH)
Kategoria e Parë – Java 6
Grupi B
E premte, më 27 tetor
Bylisi – Pogradeci 14:00 (RTSH)
Naftëtari – Iliria 14:30
E shtunë, më 28 tetor
Tomori – Tirana 14:00 (RTSH)
Shkumbini – Shënkolli 14:30
Turbina – Apolonia 14:30