Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshjet e radhës të javës së 6-të në Superligën e Kosovës. Ferizaji pret në shtëpi Drenicën. Flamurtari pret Llapin, kurse Ballkani pret Vushtrrinë. Mbetet për t’u parë si do të shkojnë këto takime.
Kujtojmë që ditën e djeshme janë zhvilluar 3 ndeshjet e para. Drita ka pritur në shtëpi Trepçën 89-të, duke u ndalur në barazim 1-1. Më tej, Dukagjini është mundur në shtëpi 0-2 nga Feronikeli, kurse Prishtina ka mposhtur në shtëpi Gjilanin me rezultatin 2-1.
Deri në këto momente, Feronikeli renditet i pari në tabelën e klasifikimit me 12 pikë, së bashku me Gjilanin, ndërsa Drita ndjek në vendin e 3-të me 11 pikë.