Sot, do të luhen dy nga ndeshjet e javës së 11-të të Superiores. Teuta do të presë Tiranën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Skënderbeu do të përballet me Laçin në Korçë. Pikërisht për këtë dy takime janë caktuar gjyqtarët që do vënë drejtësi. Supersfidën e Durrësit, Federata Shqiptare e Futbollit ia ka besuar Juxhin Xhajës.
Arbitri i kolegjiumit të Tiranës është vlerësuar si i duhuri për të gjykuar një sfidë të një rëndësie të tillë. Asistentë të tij do të jenë Nertil Bregasi dhe Astrit Mahmuti. Pas porte do të jenë Laver Alla dhe Olsi Ferataj. Ndërsa gjyqtar i katërt Rudin Preca.
Ndërkohë për takimin e Korçës, kryesor është caktuar Emirion Sino, i cili do të asistohet nga Tartari dhe Korreshi. Të dy sfidat do të zhvillohen në orën 17:00, përkatësisht në Niko Dovana dhe stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. /Newsport.al/