Sot, në orën 14:00 luhen 2 ndeshjet e javës së 10-të të Superligës së Kosovës. Drita pret në shtëpi Ballkanin, kurse Prishtina luan në transfertën e Ferizajit.
Situata është shumë interesante në tabelën e renditjes. Gjilani renditet në vendin e parë me 21 pikë, kurse ndjek Llapi me 20 pikë, së bashku me Ballkanin e vendit të 3-të, me po kaq pikë.
Drita renditet në vendin e 4 me 18 pikë dhe një fitore ndaj vendit të 3-të, do e ngjiste menjëherë në vendin e parë së bashku me Ballkanin.