Ish trajneri i Partizanit, Skënder Gega u vlerësua nga presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”. Në ceremoninë e mbajtur ditën e sotme në ambientët e presidencës, numri një i shtetit vlerësoi katër figura të mëdha të sportit në vend. Skënder Gega sezonin e shkuar ishte “timonieri” kryesor që çoi drejt titullit kampion “Demat”. Titull që mungonte që prej afro çerek shekulli.
Për vlerësimin e ish trajnerit të Partizanit ka reaguar edhe Jasir Asani, lojtar i të kuqve që nuk ka marrë ato minuta që ai shpreson. Numri 10 ishte pika kyçe e Partizanit të Gegës dhe një nga “benjaminët” e tifozëve. Gjatë këtij sezoni, edhe pse forma e tij duket e mirë; trajneri aktual Franco Lerda duket se nuk i beson shumë minuta, duke hapur kështu një lloj “lufte” edhe me tifozët, që e shohin shtatëshkurtrin si “assin” e ekipit.
Jasir Asani ka përshëndetur sot dekorimin e ish trajnerit të tij, duke bërë të qartë se kjo ishte diçka e merituar.”Urime profesor! plotësisht i merituar. Lart e më lart”, shkruan ai në profilin e tij.