Erjon Bogdani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares. Ish-sulmuesi mban ende rekodin në Kombëtare me 18 gola të shënuar, ndërsa disa muaj më parë ishte trajneri I Shqipërisë U-19. Aktualisht Bogdani është pa skuadër dhe në një lidhje me “Fan Zone”, u shpreh se është I hapur për çdo ofertë edhe nëse do të jenë nga Superliga shqiptare.
Sa e vështirë është të kthehesh në fushë? “Është shumë e vështirë pasi të bësh stërvitje në shtëpi nuk është njësoj si në fushë. Kjo është një gjë që do ta kenë të gjitha skuadrat dhe do të ketë vështirësi për skuadrat. Nëse do të jenë kushtet e mira për të luajtur është më mirë se të vendoset titulli në tavolinë.”
Pengu me kombëtaren e moshave? “Jo nuk kam peng, por faktikisht u ndesha me skuadra shumë të vështira. Humbëm me rezultate të vogël ndaj Ukrainës dhe Norvegjisë që kishin skuadra shumë të mira”.
Planet për të ardhmen? “Përpara se të ndodhte coronavirusi kisha disa bisedime me disa president, por të shikojmë kur të mbarojë gjithë kjo situatë nëse do të vazhdojnë këto bisedime”.
Miqësore për bamirësi? “Kemi një ide edhe pse ne bëmë një ndeshje në janar. Erdhmë edhe për një plan për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga tërmeti. Ish-lojtarët treguar interese të madh duke pranuar ftesën duke luajtur ndeshjen. Shpresojmë pasi me ato që kemi folur disa nga ish-lojtarët janë të gatshëm për të luajtur e për të ndimuar”.
Oferta nga Tirana, Partizani apo në Superligë? “Nuk është problem për mua pasi e kam filluar karrierën si ndihmës trajner te Kombëtarja. Jam i hapur për çdo bisedime edhe në Shqipëri nëse do të jetë një projekt që ia vlen jam gati ta pranoj”.
Cili gol është më i preferuari? “Me kombëtaren do të veçoja golin ndaj Qipros pasi kam bërë shumë pak gola nga ajo distancë. Me ekipin kanë qenë dy gola ndaj Torinos kur luaja me Chievon dhe një me Sienën”.
Më kë jeni ndjerë më mirë në sulm? “Unë kam luajtur shumë mirë me të gjithë. Kam luajtur me Rrakllin, por jam ndjerë mirë me Taren, Bushin, Sadikun apo edhe Balaj. Tani që kam lënë futbollin jam tifoz I ekipit kombëtar dhe dua që të përsërisim sërish suksesin për në Europë apo edhe në një Kupë bote.
Në kohën kur isha pjesë e kombëtares, nuk jemi treguar të aftë të merrnin rezultate të mira në ndeshje deçizive. Futbolli ndryshon me kohën dhe kemi pasur rivalë shumë të forta në grupe”.