Tekniku Ernest Gjoka ka pas një marrëdhënie të çuditshme me ekipin verilindor të Kukësit. Pas daljes kampion me Kukësin në sezonin 2016-2017, Gjoka çuditërisht edhe pse kampion u largua nga Kukësi për tu rikthyer përsëri gjatë sezonit të fundit. Pas ndeshjeve në europë Gjoka pati divorcin e dytë me ekipin e Kukësit dhe deri më sot nuk kishte dhënë asnjë deklarat mbi ikjen e tij nga Kukësi, pas ndeshjeve në Europa League ndaj Debrecen.
I ngacmuar nga një pyetje me spec, Ernest Gjoka foli për herë të parë për largimin e tij nga Kukësi.
“Mbas kaq kohësh nuk kam dashur të shprehem as në TV dhe as në gazetë për largimin tim. Largimi ishte thjesht për ndeshjen e kthimit, kishim dy pikëpamje të ndryshme, një pikëpamje e kishim ne stafi dhe tjetra e presidentit. Nuk u gjet bashkëpunimi dhe kaq. Si shkoi situata isha i shkarkuar para dhe gjatë ndeshjes, por atë ndeshje doja ta fitoja, jo për Nestin por për ata djemë. Se bën performancë të mirë ndeshjen e parë dhe u zhgënjyem nga rezultati. Përplasja e ideve na çoi në ndarje”, u shpreh ish trajneri i Kukësit Gjoka.