Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Presidenti i ardhshëm i UEFA-s? Ja kush është personazhi që viziton sot FSHF-në

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i ardhshëm i UEFA-s? Ja kush është personazhi që

Largimi i Michel Platinisë nga posti i presidentit të UEFA-s ka lënë një hapësirë jo të vogël boshe, ndërsa pritet shumë shpejt zëvendësimi i tij. Në zgjedhjet e UEFA-s ka disa kandidatura, ndërsa një prej personazheve që do të kërkojë të marrë vendin e Michel Platini është Michael Van Pragg.

Ky i fundit ka ushtruar disa detyra në karrierën e tij në sport. Njihet si ish-presidenti i Ajax Amsterdam nga viti 1989 deri në vitin 2003, ndërsa karriera e tij vazhdoi në gusht të vitit 2008 si president i Federatës së Futbollit në Holandë. Këtë funksion ai vazhdon ta ushtrojë edhe në ditët e sotme. Ndërsa që prej qershorit të vitit të shkuar, Van Pragg është pozicionuar në rolin e zëvendës presidentit të UEFA-s.

Ai do të kandidojë së shpejti për rolin e presidentit të UEFA-s, ndërsa sot ndodhet në zyrat e FSHF-së për një vizitë zyrtare me presidentin Armando Duka, si dhe me atë të Kosovës, Fadil Vokrri.

Tags:

Lajme

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga