Një pikë në ekstremin e kohës shtesë ka shtuar shanset e Teutës për të qëndruar mes më të mirave. 37 pikë dhe një ndeshje për t’u luajtur në shtëpi përpara transfertës në Laç. Në Durrës i kanë të gjitha mundësitë për të kapur një biletë Superiore për sezonin e ardhshëm dhe nëse kanë mundësi e duan të guxojnë mund të kapin edhe Europën në Laç, gjithmonë nëse Luftëtari dhe Vllaznia nuk do të marrin mjaftueshëm pikë.
Për mbijetesën, Teutës i mjaftojnë tre pikë të plota të shtunën përballë Vllaznisë. Nëse shkon kështu, do të kenë lluksin të munden në javën e fundit në Laç e sëris të shpëtojnë.