Izmir Smajlaj nuk ndalet së fituari medalje ari. Atletik shkodran ka shkëlqyer ditën e sotme teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.
Smajlaj arriti rezultatin 7.91 në kërcim së gjati dhe fitoi medaljen e arit të 3-të brenda pak ditësh. Një paraqitje fantastike për atletin shqiptar që fiton kështu medaljen e arit në mes të Beogradit. Kjo është një tjetër arritje për Smajlajn që vazhdon të fitoi në çdo sfidë ku merr pjesë.