Italia do të presë Shqipërinë në Palermo më 24 mars për të zhvilluar ndjeshjen e parë mes tyre në këtë fushatë Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”.
Sipas mediave italiane, trajneri Giampiero Ventura ka në plan të thërrsasë në skuadër dy emra të rinj. Bëhet fjalë për sulmuesin Manolo Gabbiadini dhe mesfushorin Roberto Gagliardini.
I pari po shkëlqen me Southampton në Premier League duke shënuar në çdo sfidë që skuadra angleze ka zhvilluar deri tani në kampionat.
I dyti aktivizohet me Interin, ish-shok skuadre me Etrit Berishën tek Atalanta. Të dy futbollistët në fjalë ishin pjesë e transferimeve në merkaton e janari, përkatësisht Gabbiadini nga Napoli te Southampton dhe Gagliardini nga Atalanta tek Interi.
Lojtarët që mund të grumbullojë Italia: Buffon, Donnarumma, Marchetti; Zappacosta, Spinazzola, Darmian, De Sciglio (D’Ambrosio), Bonuçi, Chiellini, Barzagli, Romagnoli, Rugani (Astori); Marchisio, Verratti, De Rossi, Gagliardini, Parolo; Candreva, Bernardeschi, Insigne, Verdi (Politano, Sansone), Belotti, Immobile, Eder, Gabbiadini (Zaza, Pavoletti)