Kombëtarja italiane e futbollit qëndron e grumbulluar, në përgatitje të dy sfidave të radhës kualifikuese. Me 24 pikë dhe vendin e parë në grup, të kaltrit e trajnerit Roberto Mançini e kanë siguruar kualifikimin për në Euro 2020. Mbrëmjen e sotme stafi teknik ka marrë një lajm jo të mirë, teksa mbrojtësi i Romës Gianluca Mançini ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e sotme me Kombëtaren.
Mançini vuan nga një tërheqje muskulare, duke qenë i pamundur për dy sfidat e radhës. Italia do të udhëtojë drejt Bosnjës në datën 15 nëntor dhe pret në shtëpi Armeninë në datë 18. Mbrojësi roman do të lërë nesër grumbullimin, ku veç Italisë do të mungojë disa javë edhe me klubin e Romës.