Sonte në darkë luhet derbi i shumë pritur i Milanos mes Interit dhe Milanit. Derbi i “Madoninës” që pritet të sjellë shumë emocione sot duket se ka vendosur se kush do jenë protagonistët e “San Siros” sont. Kështu nga sa bëet e ditu nga mediat italiane Inter dhe Milan kanë menduar për titullarët që do hedhin në fushë.
Inter pritet të rreshtohet me Handanovic në portë. Në mbrotje pritet të jenë D’Ambrosio, Skriniar, Miranda dhe Nagatomo. Në mesfushë priten titullarë Valero, Gagliardini dhe Joao Mario. Ndërsa nga krahët do veprojnë Candreva dhe Perisic që do jenë në mbështetje të sulmuesit Icardi.
Nga ana vet kuqezinjtë e Milanit pritet të kenë titullar në portë Donarumma. Mbrojtja do jetë më 3 ku do jenë Bonucci, Romagnoli dhe Musacchio. Mesfusha pritet të ketë Kessie, Bonaventura dhe Biglia,nga krahët Borini dhe Rodriguez. Pas sulmuesit kryesor Andre Silva pritet që të jetë edhe Suso Fernandez.