Me eliminimin e Shqipërisë dhe Zvicrës, numri i shqiptarëve që kanë mbetur në Europian është vetëm një, Shkodran Mustafi. Por kjo në fakt nuk është e vërtet, pasi nëse kërkojmë në internet do të gjejmë edhe një tjetër, i cili luan me kombëtaren italiane.
Antonio Candreva ka origjinë arbëresh, sipas asaj që shkruhet në faqen e tij në “Wikipedia”. Babai dhe gjyshi i Candrevas janë arbëreshë dhe jetojnë në fshatin e arbëreshëve në Cosenza të Italisë.Candreva është prej lojtarëve më të spikatur të Italisë, por ai kurrë nuk ka folur për origjinën e tij. Pra sonte në mbrëmje do të kemi një derbi shqiptarësh, por sigurisht nga pankina, pasi të dy do ta nisin nga stoli.