Kampioni i Botës në boks Ismail Keta dhe gazetari sportiv Dëfrim Methasani kanë qenë të pranishëm në dasmën e dy miqve të tyre dibranë. Duke qenë se dhëndri është një tifoz i veçantë sporti ata kanë vendosur ti bëjnë atij dhuratë fanellën e Kombëtares.
Dëfrim Methasani është ai që ka publikuar një foto nga dasma me çiftin, ja çfarë shkruan ai në profilin e tij në Facebook:
‘’Bashkë me kampionin e botës, Ismail Keta vendosëm t’i bëjmë këtë dhuratë trashgimtarit të Mjeshtrit të Madh të muzikës dibrane e shqiptare, mikut tonë Qerim Sula, zotit Aleks Dibra Sula, në ditën më të bukur të jetesës së tij, atë të dasmës. Ishte vërtet një spektakël gjigand, përgëzime çiftit’’, e ka mbyllur postimin e tij Methasani.