Lajme të mira për Daniele De Rossin. Ish mesfushori i Romës dhe Kombëtares italiane është shëruar nga Covid-19 pas 37 ditësh. De Rossi është pjesë e stafit teknik të Italisë dhe gjatë ndeshjeve të Kombëtareve në muajin qershor u infektua me Covid-19.
Gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe ish mesfushori u shtrua në një spital në Romë për të marrë trajtime më të specializuar. Ditën e sotme, ai ka rezultuar negativ në testin e kryer dhe kjo është zbuluar nga bashkëshortja e tij Sarah Felberbaum. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka publikuar një foto me De Rossin duke shkruajtur: Pas 37 ditësh.