Gonzalo Higuain ishte pranë largimit nga Juventusi këtë merkato, ku nuk përjashtohej mundësia për kalimin e tij tek Roma, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe sulmuesi tashmë është pjesë e planeve të Sarrit për këtë sezon.
Argjentinasi në një intervistë të dhënë për mediat, është shprehur se i mungon shumë kompeticioni i Champions League, ku do të kthehet për të luajtur këtë sezon. Më tej, “El Pipita” thekson të të luajë me Cristiano Ronaldon është një kënaqësi.
“Ma ka munguar shumë Champions League, është kompeticioni më i bukur. Duhet të provojmë ta fitojmë dhe duhet të kemi besim tek vetja për ta bërë këtë. Cristiano Ronaldo? Nuk luajmë së bashku prej shumë sezonesh. Sot, ai është ende një lojtar shumë më i kompletuar, kërkon të fitojë gjithçka dhe të kalojë rekordet e tij. Jam i kënaqur që do luaj me të”, ka thënë Higuain.