Elseid Hysaj ishte shumë pranë kalimit të Chelsea në merkaton verore, por në momentin e fundit Napoli i vuri “kyçin” kalimit “San Paolo” në “Stamford Bridge”.
Ishte vetë Maurizio Sarri që kërkoi të merrte me vete mbrojtësin e djathtë të Shqipërisë në Londër. Agjenti i futbollistit 24-vjeçar Mario Giuffredi ka rrëfyer faktin se përse dështoi ky operacion në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”.
Ne ishim duke folur me Napolin për rinovimin e kontratës së Hysajt në afatin kalimtar veror”, tha Giuffredi për “Radio Kiss Kiss”. “Më pas erdhi interesimi i Sarrit, por kjo nuk ishte në radhë për t’u kompletuar. Ia kemi shprehur klubit dëshirën tonë dhe mbesim ta shohim vendimin e tyre”, shprehet Giuffredi.