Kukësi-Vllaznia, sfida e programuar të luhet ditën e dielë në orën 13.45, nuk do luhet në Elbasan Arena. Ka qënë klubi verilindor që ka njoftuar në rrjetet sociale se për shkak të rregullimit të tapetit në Elbasan Arena, supersfida e Superiores do zhvendoset në Egnatia Arena.
Kuksianët shtojnë në postim se biletat do dalin në shitje nesër. Skuadra e Longos deri më tani është në vendin e 3-të me 8 pikë të grumbulluara, një më pak se shkodranët. Përballjet direke mes të dyjave kanë prodhuar përherë rivalitet dhe e njëjta gjë pritet edhe në fundjavë.