Në Këshillin Bashkiak të Shkodrës do të ketë një ndryshim duke filluar nga dita e hënë. Sipas shkodrasport, vendet e lëna bosh pas përfundimit të mandatit do të plotësohen edhe me njerëz nga bota e sportit. Në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet në 20 maj në orën 17:00, do të diskutohet pikërisht çështja në fjalë.
Christian Demaj do të jetë një nga anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak. Ish-boksieri i njohur, i cili ishte në zgjedhjet e vitit 2015-të në listat e LSI-së do të jetë anëtari më i ri. Nuk dihet se sa do të jetë jetëgjatësia e Këshillit të ri duke qenë se situata politike në vend është e trazuar.