Partizani do të presë ekipin e Bylisit në “Selman Stermasi” ditën e shtunë, një sfidë tepër e rëndësishme për të dyja klubet, të cilat janë në kërkim të pikëve për të arritur objektivat. Të kuqtë morën një fitore bindëse ndaj Laçit në Laç (1-3). Djemtë e drejtuar nga Adolfo Sormani arritën të përmbysnin rezultatin dhe më pas të shkonin drejt fitores.
Tashmë e gjithë vëmendje çohet tek ndeshja e radhës ajo ndaj Bylisit. Partizani në këtë sfidë nuk do të jetë i kompletuar, pasi do t’i mungoj mbrojtësi Eno Bitri i cili realizoi edhe golin e përmbysjes ndaj Laçit. 23 vjeçari u ndëshkua gjatë sfidës me kurbinasit dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin e kartonëve. Nga minuta e parë për Partizanin mund të shohim sërish Boldor.