Eraldo Çinari mori lajmin e mirë pak ditë më parë. FIFA i dha OK për të qënë në fushë, duke shlyer kështu dënimin katër mujor. Çinari nuk është titullar në derbi, por ai shpreson se do aktivizohet në pjesën e dytë, e pse jo të jetë vendimtar. Lojtari shkodran dha një intervistë për Supersport, ku foli për shumë tema.
“Kur mora lajmin, isha shumë i emocionuar. Nuk do ia uroja askujt, pasi është diçka shumë e dëmshme. Nëse shënoj, do ishte si një ëndërr.
Çështja ÇINARI– Asgjë nuk ka ndodhur, përderisa merkatoja u hap, kjo tregon pafajësinë tonë. Janë disa gjëra që unë nuk i di. Unë ika atje sepse m’u dha një fjalë pasi kishte shkëmbim email-esh Alaves-Vllaznia. Pastaj, si në Shqipëri shkoi kjo punë. Unë them që kam gjashtë muaj pa luajtur, e do të thotë shumë. Dua të falenderoj të gjtihë, që nga presidenti, deri te çunat. Ja ku erdhi dita. Pritet deri në fund.
Titulli– Pse jo. Partizani ka kualitete. Grupi është i mirë. Pse mos t’a pretendojmë diçka të tillë.
Vllaznia – Unë e kam uruar Krymin dhe i kam thënë të ketë kujdes se kë do ketë përballë. Unë e kam thënë, te Vllaznia kam shumë shokë. Janë lojtarë me shumë kualitet. Duhet të falenderohet edhe sponsori Xhaferi. Bravo edhe për të”.