Marko Sampaio është bërë nostalgjik për Partizanin. Ish trajneri portugez i të kuqve ka postar në llogarinë e tij në facebook, disa foto kur ishte në krye të pankinës së 15 herë kampionëve të Shqipërisë.
Sampaio shkruan: “Tre vite më parë nënshkrova për Partizanin. Një nga momentet më të bukura në karrierën time”.