Drita do t’i besojë sërish stolin teknikut aktual të “Intelektualëve” Ardian Nuhiu. Ringritja e ekipit gjilanas në pjesën e dytë të sezonit me 8 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje i ka bindur drejtuesit e kampionëve në fuqi të Kosovës që të vazhdojnë projektin për sezonin e ri po me Nuhiun.
Lajmin e zbulon “Gazetasheshi”, për të cilën u shpreh 40-vjeçari, i cili zbuloi dhe planet për sezonin pasardhës.
“Kemi mbetur të finalizojmë vetëm edhe disa gjëra për të vazhduar qëndrimin tim edhe në edicionin tjetër. Kam kërkuar nga drejtuesit e klubit të mbajnë pjesën më të madhe të ekipit, në mos më mirë, të gjithë ekipin dhe të përforcohemi në disa pozita ku kemi çaluar”, u shpreh Nuhiu.
Drita ra poshtë në klasifikim dhe u eliminua nga Kupa e Kosovësm situatë që solli dorëheqjen e teknikut Shpëtim Duro. Më pas drejtimin e mori asistenti i tij, Ardian Nuhiu, i cili duket se ka siguruar një kontratë me Dritën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.