Bejkush Birçe është pjesë e rëndësishme e historisë në trajningun e futbollit shqiptar në periudhën 1971-1996. Në karrierën e tij ai ka drejtuar Partizanin, Dinamon dhe më pas për 4 vite ka qenë në stolin e Kombëtares. Karriera e tij si trajner është mbyllur në vitin 1996 te skuadra e vendlindjes, Flamurtari, të cilin e drejtoi në dy sezone: 1994-1996. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Birce flet për ndeshjen e Kombëtares ndaj Francës. Ish-trajneri i Kombëtares u shpreh:
‘Kemi luajtur për herë të parë me një skuadër të mbledhur në menjëherë, për të dhënë gjithçka jashtë normave. Nuk i mblodhëm dot lojtarët. Në Zvicër na ikën 3 lojtarë, nuk kishim as uniforma pasi na i morën. Tani kemi mentalitet tjetër, kurajo tjetër, organizim tjetër dhe nga më të mirat. Degjoj nga lojtarët që do thonë do shkojmë do fitojmë. Një pemë që të japi kokrra duhet të piqet njëherë.
Ata kanë mungesa, por ne duhet të bëjmë lojën tonë. Dëgjoj lojtarët që thonë do luajmë në sulm por atë e di trajneri dhe që të luash në sulm duhet të kesh sulmues. Për ne e rëndësishme është edhe një barazim”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares.