Taulant Marku, ish-sulmuesi i Tërbunit i bashkohet Ilirisë. Lojtari i talentuar ka gjetur akordin me klubin fushë-krujas dhe dje ka dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Ziri. Iliria ka aktualisht disa lojtarë në provë, të cilët do të testohen para se të vendoset fati i tyre nëse do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri ose jo.
Ndërkohë që ditën e sotme, Iliria do të luajë një takim miqësor kundër Kevitanit. Nuk përfundojnë këtu ndeshjet testuese për fushë-krujasit, pasi ditën e mërkurë do të luajnë ndaj Turbinës dhe të shtunën e ardhshme kundër Gramshit. Të tria këto miqësore do të luhen në stadiumin e Ilirisë, “Redi Maloku”.
Taulant Marku gjatë një dyluftimi në kampionat me fanellën e Tërbunit