Drita ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e parë të javës së 20-të në Ipko Superliga e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka mundutë fitojë thellë 4-1 ndaj Drenicës. Vendasit e mbyllën ndeshje mjaft shpejt pasi për 30 minuta lojë shënuan 3 herë me Rexhën që shënoi dy gola dhe Haxhimusa në të 28-të.
Në pjesën e dytë u shënuar edhe 2 gola tjetër me Drenicën që gjeti rrugën e rrjetës në të 61-të me Shillovën dhe në fund ishte sërish Drita që shënoi edhe golin e 4-të me Eminin duke vulosur fitoren e thellë 4-1. Ish-sulmuesi i Kukësit në Superligë ka lënë shenjën e tij në këtë ndeshje duke shënuar golin e 4-të. Më këtë fitore Drita ngjitet në vendin e parë me 40 pikë në pritje të ndeshjes Prishtina-Ballkani.