Shkëndija ka arritur fitoren e radhës në kampionat përballë skuadrës së Belasicas. Takimi ka përfunduar me rezultatin e pastër 0-2 në javën e 12-të. Golat e ndeshjes janë shënuar nga Izair Emini dhe Totre. I pari në minutën e 28-të dhe i dyti në minutën e 48-të.
Me këtë fitore kuqezinjtë nga Tetova sigurojnë një 3 pikësh, duke e bërë një ekip shumë serioz për të fituar kampionatin në fund të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë si do të shkojnë javët e ardhshme te kampionët e Maqedonisë.