Fabrizio Ravanelli është një nga sulmuesit më të mirë italianë të viteve 90-2000. Ish-sulmuesi i Juventusit me të cilin fitoi edhe Champions League, si dhe ish-sulmues i Lazios ndalet dhe flet për ndeshjen dhe në veçanti një lojtar të Lazios të cilin e konsideron një “yll” në ngjitje.
“Sonte do jetë një ndeshje për tu shijuar. Mendoj se të dy ekipet janë në formë të mirë dhe do na dhurojnë një shfaqje të bukur. Në qoftë se do i sygjeroja Juves një lojtar nga Lazio ai do ishte Milinkovic Savic. Me këtë lojtar Juve do ishte e pathyeshme dhe e them me bindje se do ishte ekipi më i mirë në Evropë. Nga Savic dhe Immobile pres që të vijne rastet në drejtim të portës së Buffon.”