Ish-lojtari i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare , Mahir Halili i ftuar në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus komentoi situatën që po kalon ish-skuadra e tij. Sipas tij bardheblutë kanë ndjekur politika të gabuar.
Unë mendoj se Tirana nuk është mirë nga të gjitha anët. Klubi ka probleme me tifozët që janë armë e fortë, skuadra me problemin gjithashtu ka probleme. Në tërësi ka probleme që ata që janë brenda I dinë më mirë.Megjithatë unë mendoj se gabimi I parë ishte që u bë ndeshja pa tifozë kundrë Kastriotit, ata të japin një shtysë dhe duhet të ishin krah ekipit.
Ish lojtari I kombëtares kuqezi pranoi se problemet e Tiranës nuk janë të tanishme.
Nuk diskutohet që problemet janë në kohë tek Tirana, ama nuk mund të luash një ndeshje të tillë jetike për sezonin pa tifozë. Ndeshja kundër Kastriotit ishte shumë e vakët. Ka qënë një nga ndeshjet më të dobëta të Tiranës në muajt e fundit. Tirana ka humbur pikë në minutat e fundit. Nuk kanë qënë të përqëndruar, nuk ka pasur stofin e skuadrës së dikurshme kampione. Më vjen keq por Tirana ka ndjekur politika të gabuara. Ne ndeshjen kunder Kastriotit , drejtuesit menduan se tifozet do ti benin presion lojtareve, por kane gabuar rende.