Albi Alla duket se ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është rikthyer në fushë ku ka nisur stërvitjen me skuadrën. Rikthimi i ish-mbrojtësit të Kukësit është një lajm i mirë për kampin vlonjat që tashmë në “prapavijë” do të kenë një “armë” më shumë. Megjithatë Alla s’është në 100 përqindëshin e tij.
Shtatlarti do të mungojë edhe ndaj Kamzës dhe pritet të jetë në fushë vetëm në javën e fundit të fazës së parë. Nga ana tjetër pritet të rikthehet edhe mbrojtësi Sighi që pësoi atë dëmtim horror dy javë më parë. Lojtari rumun do t’i bashkohet ekipit javën e ardhshme dhe deri atëherë trajneri Ilir Daja duhet të marrë masat për të mbushur boshllëqet e lëna nga dy futbollistët e sipërpërmendur.