Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e radhës të javës së 12-të në Superligën e Kosovës. Drenica ka fituar në shtëpi derbin ndaj kampionëve në fuqi, Feronikelit që nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Kjo ishte humbja e 5-të deri më tani për kampionët dhe një gol i Elashanit i dha fitoren Drenicës.
Sfida tjetër ishte ajo mes Vushtrisë dhe Llapit e mbyllur me fitoren minimale të vendaseve 1-0. Një gol në minutën e 26-të nga Eri Lamçja I dha fitoren Vushtrisë. Ish-lojtari I Bylisit dhe Luftëtarit në Shqipëri ka qenë deçiziv me golin e ti duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.
Drenica – Feronikeli 1-0 (Elshani 5′)
Vushtrria – Llapi 1-0 (Lamçja 26′)