Matko Djarmati ka folur për merkaton e 10 skuadrave të Superiores. Ish-lojtari i njohur ka kritikuar klubin e Kastriotit për ndryshimet e bëra, ndërsa ka folur me superlativa për Teutën dhe Kukësin. Në panelin e emisionit “Gol pas Goli”, ai deklaroi:
“Në janar nuk bëhën kaq shumë ndryshime. Maksimumi dy ose tre afrime. Kastrioti ka bërë 12 ndryshime. I duhet të mësojë fillimisht gjith ato emra.
Teuta dhe Kukësi kanë bërë merkato shumë të mirë. Arapin e njohim të gjithë, së bashku me Frashërin dhe Bushiç. Besoj se Teuta dhe Kukësi kanë zhvilluar merkaton e duhur”, përfundoi ai.