Skuadra e ish- mesfushorit të Kombëtares shqiptare Herolind Shalës në kampionatin norvegjez të futbollit vazhdon të shkëlqejë dhe bashkë me të dhe vetë lojatri po bën paraqitje shumë të mira. Valerenga ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj skuadrës së Bode-Glimt .
Pjestari i përfaqsueses së Kosovës ka bërë një ndeshje mjaft të mirë në mesin e fushës por nuk është mjaftuar me aq dhe ka shënuar gol në minutën 84 për të vendosur “qershinë mbi tortë”. 27-vjeçari vazhdon me paraqitjet shumë të mira në ku deri tani ka shënuar 4 herë dhe ka dhënë po aq asiste, jo pak nëse marrim parasysh se flasim për një mesfushor.