Stephan Lichtsteiner, ish-lojtar i Juventusit dhe aktualisht pjesë e skuadrës së Arsenalit ka dhënë një deklaratë të çuditshme për mediat vendase së fundmi, duke iu kthyer përgjigje në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë kritikëve.
Mbrojtësi i Zvicrës kaq folur shumë pak, por ka lënë të kuptohet se ai është në formë dhe kur aftësitë e tij të “vdesin” ai nuk do ngurojë të tërhiqet nga futbolli.
“Nëse në një moment kuptoj se nuk jam në nivelin e duhur, do vendos pa e menduar gjatë të tërhiqem nga Kombëtarja por edhe nga futbolli”, kanë qenë fjalët e ishit të Juventusit për mediat vendase.