Ditën e djeshme ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka bërë një vizitë tek ish-skuadra e tij Marseille. I ftuar nga vetë klubi, ai ka qenë prezent para takimit me Lille-n. Prezent nuk ka qene vetëm Cana, por te gjithë lojtarët e mëdhenj të historisë së këtij klubi.
Lojtarë, si Sklobar, Stojkoviç, Tigana, Boli Amoros dhe Jean Pierre Papin kanë qenë dje të ftuar nderi nga klubi për ti dhënë zemër ekipit para takimit me Lille-n.
Në një foto të postuar nga vetë klubi, duket se të gjithë lojtarët kanë mbajtur në duar bluzat me numrat përkatës, duke treguar edhe njëherë se edhe pse nuk janë pjesë e ekipit, respekti për klubin ekziston ende.