Caleb Ekuban nuk po kalonë një periudhë dhe aq të mirë në Angli, te ekipi i Leedsit, teksa ka shënuar vetëm 1 gol në javët e fundit. Për këtë fakt, tifozët anglezë janë acaruar me ish-lojtarin e Partizanit.
Sipas “Yorkshireeveningpost.co.uk”, tifozët kanë shprehur pakënaqësi ndaj klubit dhe shqiptarit edhe në rrjetet sociale.
“Plani 5 vjeçar ka kuptim. Skuadrat U-23 dhe U-18 do të jenë nga 23 dhe 28 vjeç atëherë. Do të kemi Jack Clarkun që do të na udhëheqë dhe O’Connorin mbrapa. E ardhmja duket e ndritur, por tani për tani do të zhvillojmë ture në Shqipëri dhe Turqi, me Ekubanin dhe Grotin”, thotë një nga tifozët e Leedsit me ironi, transmeton media angleze.
Kujtojmë që Ekuban ishte i huazuar te Partizani nga ekipi i Kievos, ndërsa vitin e kaluar, ai u shit te Leedsi në Angli./Newsport.al