Të shtunën luhet finalja e kampionatit, Kukësi-Skënderbeu. Kryesfida e parafundit e këtij sezoni do të vendosë gjithçka për të përcaktuar skuadrën e cila ka më shumë shanse për të fituar titullin kampion. Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë, ora 17:30, stadiumi “Zeqir Ymeri”.
Në prag të kësaj sfide në një intervistë për mediat janë shprehur edhe dy ish-lojtarët e Kukësit, Erion Dushku, i cili u largua me shumë polemika dhe Dritan Smajli të cilit i ka ngleur peng finalja e dy viteve më parë. Lojtarët shprehen se Kukësi e meriton këtë vit më shumë se të tjërët titullin kampion dhe se do të bëjnë tifo për këtë skuadër.
Erion Dushku: “Normalisht që duket e habitshme që ekipi verilindor ka 34 javë pa humbje dhe kjo nuk është rastësi por meritë e klubit dhe e lojtarëve. Kukësi këtë ndeshje duhet ta marrrë me qetësi pasi kjo sfidë për skuadrën luhet për dy rezultate, ku ekipit të Gjokës i bën punë dhe barazimi. Lojtarëve që u druhem më shumë te Skënderbeu janë Salihi dhe Latifi”.
Dritan Smajli: “Askush nuk e kishte menduar që ekipi i Kukësit pas 34 javësh nuk do të pësonte asnjë humbje. Kjo do të thotë se kanë një superskuadër dhe se e meritojnë plotësisht që në fund të shpallen kampion. Sfida e së dielës duhet marrë me qetësi dhe ta studiojnë mirë kundërshtarin pasi ka shumë lojtar cilësor si Latifi, Salihi, Vangjeli dhe Osmani të cilët mund t’i hapin punë. Forca Kukësi! Jam një tifoz më shumë për ju”.