Eduard Prodani, ish-drejtori i klubit të Partizanit, aktualisht drejtor i stadiumit në ndërtim, “Arena Kombëtare”, i ftuar në emisionin “Ora Skaner” në Ora Neës deklaroi se dënimi i parë që UEFA i dha Skënderbeut ishte thjesht një masë paraprake.
“Unë mendoj se Skënderbeu do të dënohet sërish. Përjashtimi me 1 vit pezullim nga kompeticionet europiane ishte një masë paraprake që i dha UEFA klubit korçar.
Ndoshta Skënderbeu mund të pezullohet prapë nga Kupat e Europës. Hetimi nuk ka përfunduar dhe pritet të merret një vendim tjetër për klubin korçar”, tha Prodani.