Dritan Dervishi ishte i ftuar në emisionin “Ora Skaner” në Ora News. Ish-drejtori i Partizanit dhe i Kukësit foli për situatën e Tiranës, e cila këtë sezon luan në Kategorinë e Parë. Për këtë Dervishi deklaroi:
“Tirana ka shkuar për meritën e vet atje ku është. E them këtë në mënyrë negative. Ka pasur gabime nga drejtuesit e klubit. Të mos pajtohesh me ata tifozë që ka Tirana, është gabim. Skuadra bardheblu është dënuar edhe nga gjykimi. Por, gabimi kryesor i Tiranës ishte largimi i trajnerit Ilir Daja. Ilir Daja së bashku me disa kolegë të tjerë janë tepër profesionistë. Këtë vit Tirana do të kthehet në Superligë.
Asnjë skuadër s’mund ta mundë në Kategorinë e Parë. Derbi sigurisht i mungon, por ndoshta ndeshen në Kupë. Megjithatë Gaz Demi ka thënë sa të jetë Rit Halili, unë do të fitoj”, përfundoi Dervishi duke qeshur.