Ervin Salianji, politikan i njohur në vend, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ish-deputeti i PD-së flet për ndeshjen ndaj Turqisë dhe ”thumbon” ish-trajnerin Panuçin.
“Politika mundohet të marrë ndonjë gjë edhe nga sporti. Është mirë që mbështet, edhe në momente humbje.
Nuk është se interferon politika, por i jep më shumë vëmendje publike. Edhe pse në fakt ka vëmendje kur luan kombëtarja, sidomos në ndeshje të tilla të rëndësishme . Edhe parlamenti është bërë komedi, nuk shohin më futboll. Kombëtarja duhet të ketë vëmendjen e duhur nga politika që të ketë sukses. Në çdo stadium janë krerët e shteteve për t’i mbështetur kombëtaret. Do ekzistojë kjo që do mundohen të përfitojnë nga suksesi i të tjerëve”.
Do ishte e tepërt të themi që është e pamundur. Sulmi është më i rrezikshmi te Turqia, edhe trajneri i veçoi. Ata na mundën me veprime individuale. Kanë elementë individualë. Në lidhje me të ardhmen, është çështje tjetër pjesa e rinovimit. Për çështjen e kualifikimit është një ndeshje e rëndësishme.
“U ul steka me Panuçin, duke e trajtuar Shqipërinë si një vend që nuk merr vesh nga futbolli dhe që nuk ka lojtarë me nivel. Nuk duhet ulur steka. Kemi mbrojtjen të gjithën nga Serie A. Në këtë kuptim mendoj se nuk dihet të jemi aspak të frikësuar dhe ta shohim veten me inferioritet.
Ata kanë Calhanoglu të mirë, por edhe ai nuk po luan te Milani. Është e rëndësishme t’i njohësh të gjitha aspektet, edhe sportin. Kampionati turk është më i fortë, por nuk kanë ndonjë lojtar kushedi”.