Pas ironizimit me trajnerin Andrea Agostineli në Facebook, tifozi special i Skënderbeut, Ilir Vrenozi është gjendur përpara një situate të vështirë dhe të sikletshme.
Ditën e sotme, atij i ka ardhur një mesazh në inbox nga një person anonim, i cili i përmend faktin se klubi i Skënderbeut i ka dhënë atij një abone vjetore për në tribunën qendrore në stadiumin e Korçës, për të ndjekur ndeshjet e kampionëve, ndaj ai nuk duhet të kritikonte trajnerin për lojën e dobët që po bën Skënderbeu.
Ndërkohë, pas këtij mesazhi, Vrenozi ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku deklaron se, që nga sfida e radhës kundër Tiranës, ai do ta ndjekë Skënderben nga shkallët e tribunës karshi dhe jo më në tribunën qendrore, aty ku ka abonenë vjetore.
Ky vendim sipas tij ka ardhur për t’iu treguar të gjithëve se ai është thjesht një tifoz, i cili ka të drejtë që ashtu si çdo tifoz tjetër, të kritikojë këdo në një ekip futbolli.
Reagimi në inboxin e Ilir Vrenozit ka ardhur pas lajmit që newsport.al bëri pak ditë më parë, bazuar në statusin e tifozit të Skënderbeut, i cili ironizonte me humor me trajnerin e korçarëve, Andrea Agostineli, të cilit i drejtohej virtualisht: Ha gjizë agush, se të bën esëll.
Mesazhi qe i ka shkuar ne inbox Ilir Vrenozit
Postimi i Ilir Vrenozit pas ndeshjes kunder Teutes, te cilen Skenderbeu e barazoi 0-0